Një oficer policie në Angli po hetohet pasi u kap nga kamerat e sigurisë të një shtëpie duke urinuar në publik.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet, të marra nga një shtëpi në Middlesbrough, North Yorkshire, tregojnë momentin ku oficeri i Policisë së Cleveland del nga një makinë policie dhe urinon përball një ndërtese.
Marti Blagborough ngarkoi pamjet në kanalin e tij të medieve sociale dhe që prej asaj kohe është bërë virale me mbi 18 mijë shikime.
Oficeri duket se nuk ishte në dijeni se mbi të kishte një kamera sigurie.
Nuk ka një ligj specifik kundër urinimit publik në Mbretërinë e Bashkuar, por njerëzit mund të ndiqen penalisht për ekspozim të pahijshëm nëse vepra konsiderohet ofenduese ose moralisht e papranueshme. /Telegrafi/