Telegrafi

Oficeri i FSK-së shpërblehet me “Medaljen  e argjendtë” në garën “Virbus Unitis 2023” në Kroaci

Nëntoger Emir Vllasa  pjesëmarrës nga Kosova në garën, “Military Crossfit competition ‘Virbus Unitis 2023””  që është mbajtur në Republikën e Kroacisë ka arritur rezultate të larta duke u radhitur i dyti në kategorinë ku ishte pjesëmarrës.

Në njoftim thuhet se në garën shumë sfiduese pjesëmarrës ishin njësi të ndryshme të sektorit të sigurisë, ushtarakë, policë, njësi speciale intervenuse, forca detare, zjarrfikës, gardian etj.

Gara ishte individuale dhe e ndarë në kategori në bazë të moshës dhe gjinisë, oficeri Vllasa në kategorinë 35-40 vjeç, arriti të grumbulloi pikë dhe të radhitet në vendin e dytë dhe të shpërblehet me “Medaljen  e argjendtë”. /Telegrafi/