Telegrafi

Oficeri amerikan ndau skifterin dhe gjarprin nga një ‘përleshje’

Një oficer i Florida-s i cili iu përgjigj një raporti për një skifter të lënduar në një trotuar u habit kur gjeti zogun grabitqar të përfshirë në një betejë me një gjarpër të zi të gjatë.

Siç shpjegojnë autoritetet e qarkut Alachua, zëvendës-sherifi Nick Aldous gjeti se skifterin në një trotuar afër Gainesville kishte një gjarpër të zi të mbështjellë rreth trupit të tij, transmeton Telegrafi.

Pamjet e kamerave të trupit të postuara në Facebook nga zyra e sherifit tregojnë Aldous duke përdorur doreza dhe peshqirë për të ndarë gjarprin nga trupi i skifterit.

Aldous tha se si skifteri ashtu edhe gjarpri ishin në rregull pasi u shkëputën nga njëri-tjetri. /Telegrafi/