Telegrafi

Oficerët rezervë të Maqedonisë pjesëmarrës në akademinë gjuhësore në Estoni

Përfaqësues të Organizatës së oficerëve rezervë të Maqedonisë kanë marrë pjesë në akademinë gjuhësore në Talin të Estonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo akademi u organizua nga Konfederata ndërkombëtare e oficerëve rezervë që vepron në kuadër të NATO-s. Oficerët kanë përcjellur ligjërata nga oficerë të SHBA-ve, Britanisë së madhe dhe Francës.

Me këtë rast, oficerët kanë patur mundësi që të përfitojnë njohuri terminologjike ushtarake në gjuhën angleze dhe frenge, duke shkëmbyer kështu edhe përvoja në sferën e mbrojtjes, sigurisë dhe mbrojtjes civile./Telegrafi/