Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se gjatë të hënës ka parandaluar futjen e një telefoni kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.
SHKK njofton se gjatë kontrollimit të rrobave që familjarët kanë sjellë për të burgosurit, kanë arritur të ndalojnë futjen e një telefoni brenda kësaj qendre i cili në mënyrë të improvizuar ishte vendosur brenda rrobave.
“Sot rreth orës 13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës. Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”, thuhet në komunikatë.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore. /Telegrafi/