Telegrafi

Oficerët menduan se po i përgjigjeshin thirrjes për ndihmë të një personi, por iu doli një dhi e mërzitur

Oficerët e policisë në Oklahoma menduan se po i përgjigjeshin një personi në ndihmë në fillim të kësaj jave, por zbuluan se në fakt ishte një dhi e trishtuar.

Departamenti i Policisë Enid ndau pamjet nga kamerat e trupit të dy oficerëve në aksion që tregonte David Sneed dhe Neal Storey duke iu përgjigjur për atë që ata menduan se ishte një person që bërtiste për ndihmë, transmeton Telegrafi.

Oficeri Sneed tha se po dëgjonte një thirrje të veçantë për ndihmë. Por derisa ai u afrua, oficerët zbuluan se nuk ishte një njeri, por thjesht një dhi shumë e mërzitur.

Oficerët ia plasën së qeshurës kur e panë se kush qëndronte prapa ‘vajtimeve’.

Një fermer ua shpjegoi oficerëve se dhia ishte e mërzitur sepse ishte ndarë nga prej miqve të saj. /Telegrafi/