Anëtarët e “Polizia di Stato” në Itali kanë bërë çdo përpjekje për të argëtuar fëmijët që mbërritën nga Afganistani.
Këto ditë, fluturimet e Forcave Ajrore Italiane po transportojnë qindra familje afgane nga Kabuli në aeroportin Fiumicino të Romës.
Në pritje të procedurave burokratike, duke kërkuar azil në aeroportin e kryeqytetit italian, fëmijët e mbërritur nga Afganistani e kalojnë kohën duke u argëtuar me burrat dhe gratë e policisë italiane.
Policët ngjyrosin me ta me lapsa me ngjyra, ndërsa nuk mund të mungonte një polic-magjistar, i cili arriti t’i bëjë përshtypje afganëve të vegjël. /oranews.tv/