Offset ka shpenzuar 15.000 dollarë (13.220 euro) në përpjekjen e tij të dëhstuar për ta kthyer ish-të dashurën e tij, Cardi B.
Reperi ndërhyri në skenën ku interpretonte këngëtarja dhe kishte organizuar një befasi në përpjekje për t’i rregulluar marrëdhëniet.
27-vjeçari kishte ndërtuar një baner me lule, ku shkruante: “Më prano prapë”, ndërsa në këtë mënyrë i kërkonte falje ish-të dashurës së tij, të cilën thuhet se e ka tradhtuar.
Burime të TMZ kanë thënë se ai kishte blerë trëndafila që qëndrojnë deri në një vit, ndërsa për rregullimin e mbishkrimit janë angazhuar tetë persona.
Megjithatë, kjo përpjekje i ka shkuar huq reperit, pasi Cardi B ka refuzuar që të ribashkohet me të.
https://twitter.com/SETop3Podcast/status/1074786899376640000
Në ndërkohë, ka pasur thashetheme se e gjithë ngjarja ka qenë e montuar dhe është bërë për publicitet.
Mirëpo, reperja i ka hedhur poshtë duke thënë se nuk e ka ditur se ish- i dashur i saj ka përgatitur diçka të tillë. /Telegrafi/