Site icon Telegrafi

Offset nuk flet rreth ndarjes me Cardi B, vazhdon ta ndjek reperen në rrjetet sociale

Reperja e njohur Cardi B është ndarë përfundimisht nga bashkëshorti i saj, Offset.

Lajmi është bërë i ditur përmes një videoje të publikuar nga vet ajo përmes llogarisë personale në Instagram.

“Jam munduar ti rregulloj gjërat me babanë e fëmijës tim prej kohësh dhe ne vazhdojmë të jemi miq të mirë dhe partner në biznes, por gjërat në mes nesh nuk janë duke funksionuar mirë prej kohësh, nuk është faji i askujt, thjeshtë është harxhuar dashuria në mes nesh” ka thënë 26-vjeçarja.

Megjithatë, reperi ende nuk ka folur rreth përfundimit të romancës me këngëtaren e shumëpërfolur këtë vit.

Lexo po ashtu Cardi B ndahet nga bashkëshorti

Madje, deri më tani ka hezituar t’i fshij imazhet me këngëtaren dhe të mos e ndjek në rrjetet sociale.

Ndryshe, dyshja është duke punuar në projekte të ndryshme ndaras që do t’i sjellin gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version