Telegrafi

Offset e mbulon Cardi B me çanta Hermes në vlerë gjysmë milionë euro për ditëlindjen e 31-të

Cardi B festoi ditëlindjen e 31-të me stil të mërkurën, duke hapur tre çantat e reja Hermes me vlerë kolektive rreth gjysmë milioni euro, të cilat ia dhuroi bashkëshorti i saj, Offset.

Festa e ditëlindjes u organizua në pikën e famshme të Hollywoodit, Delilah.

31 vjeçari solli çdo moment të ditëlindjes në rrjete sociale, edhe atë kur e befasoi me dhurata reperen me famë botërore.

Foto: Screenshot/Instagram

Autorja e “Bodak Yellow” mbeti e habitur teksa hapi të parën, e cila përmbante një çantë krokodili rozë; një stil i ngjashëm është shitur kohët e fundit për afër 92 mijë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Cardi B

Cardi më pas hoqi nga kutia një Faubourg Birkin jashtëzakonisht të rrallë – që shpesh quhet “House Birkin”, siç është modeluar sipas vitrinës së Hermes në Paris në Rue du Faubourg Saint-Honore.

Foto: Screenshot/Instagram

Një nga çantat aktualisht renditet për një vlerë marramendëse afro 300 mijë euro.

“E preferuara ime”, theksoi mes tjerash Cardi B.

Foto: Screenshot/Instagram

Sigurisht, fituesja e ‘Grammy’-t ka shumë çanta të tjera Hermes tashmë në dollapin e saj. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram