Kanë kaluar dy muaj nga skandali i tradhtisë së reperit Offset, gjë e cila ndikoi në dhënien fund të lidhjes së tij me reperen e famshme, Cardi B.
Mirëpo, duket se gjërat kanë ndryshuar dhe se ish-çifti do të rikthehen sërish bashkë.
Këtë e kanë thënë burimet e TMZ, të cilët kanë konfirmuar se dyshja do të kthehen në shtëpinë e tyre në Atlanda, vendi ku ata kanë jetuar deri para dy muajsh me vajzën e tyre gjashtëmuajshe.
Burimet pranë çiftit thonë se tashmë “Offset e ka treguar veten te bashkëshortja e tij”.
Reperi thuhet se ka arritur ta bëjë këtë gjë duke ndryshuar numrin e tij të telefonit, të cilin do ta përdorë tashmë vetëm me gruan e tij, për “t’i treguar asaj se ai është shumë serioz në të qenit i sinqertë dhe besnik”.
Madje, TMZ raporton se ka dëgjuar që Offset do të ndalojë që një femër t’i afrohet në koncertin e tij të ardhshëm.
“Ai dëshiron që Cardi ta dijë se ai është serioz për martesën e tyre”, ka thënë burimi i TMZ.
Duket se dëshira e Offset e shprehur pak javë më parë përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram, ku thoshte se do donte vetëm të bëhej bashkë me ish-bashkëshorten, po bëhet tashmë realitet. /Telegrafi/