Felipe Melo është një tjetër lojtar që ka zgjuar interesimin e skuadrave kineze.
Së fundmi lojtari brazilian i Interit është raportuar se ka një interesim për tu transferuar në Kinë pasi të ardhurat vjetore do të ishin dukshëm më të mëdha.
Sipas asaj që kanë shkruar mediat italiane, Melo ka marrë një ofertë nga Shangahi Shenhua.
Lojtari është duke e konsideruar kontratën tre vjeçare e cila iu ka ofruar nga klubi kinez me një pagë maksimale.
Në rast se do të pranojë transferimin në Kinë, atëherë Melo do të fitonte një pagë vjetore prej tetë milionë euro në stinor. /Telegrafi/