Telegrafi

Ofertë e lartë e klubit kinez për Slimanin

LEICESTER, ENGLAND - DECEMBER 31: Islam Slimani of Leicester City celebrates with team mates after scoring his sides first goal during the Premier League match between Leicester City and West Ham United at The King Power Stadium on December 31, 2016 in Leicester, England. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Pasi dështuan për ta transferuar sulmuesin kroat, Nikola Kalinic, skuadra kineze Tianjin Quanjin ka ndërruar objektiv.

Është sulmuesi algjerian i kampionëve të Anglisë, Leicester City, Islam Slimani që është bërë objektiv i ekipit kinez.

Mediat angleze kanë raportuar se skuadra kineze ka ofruar 45 milionë euro për transferimin e Slimanit në elitën e futbollit në Kinë.

28-vjeçari ende nuk i ka mbushur një vit nga transferimi në Leicester City nga Sporting Lisbona.

Atij iu është ofruar një kontratë katër vjeçare me 11 milionë euro pagë vjetore.

Mbetet të shihet nëse Slimani do të preferoj kalimin në kampionatin kinez apo do të qëndroj në Angli për ta ndihmuar skuadrën e tij në luftën për mbijetesë në Ligën Premier. /Telegrafi/