Telegrafi

Ofertë bombë nga Rusia – 90 mil. euro për Messin

Sipas El Mundo Deportivos, që nuk ka zbuluar emrin e klubit, babi i Messit ka qenë i përfshirë në negociata me një klub rus, i cili i ka ofruar Messit një kontratë trevjeçare me përfitime prej 30 milionë eurosh në vit.

Ky klub besohet se është në gjendje të paguajë edhe klauzolën e vënë nga Barcelona prej 250 milionë eurosh.

Jorge Messi i ka treguar djalit të tij Lionel se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa oferat është hedhur poshtë nga superylli. /Telegrafi/