Telegrafi

Ofertat për virgjërinë shkojnë në afro 2.8 milionë euro

Natalie Dylan, 22-vjeçare, është duke shitur veten për të pasur mundësi që të paguajë shkallën e saj master në degën e Terapisë familjare dhe martesës.

Ajo pohon se oferta e saj për një natë ka bindur 10.000 meshkuj që të paraqesin ofertat e tyre për seks me të.

Shtatorin e kaluar, kur u paraqit për herë të parë ankandi i saj, ajo kishte pranuar oferta deri në 180.000 euro, por që prej atëherë interesimi për të është rritur jashtëzakonisht shumë.

Studentja e cila ka diplomuar në Studimet Gjinore këmbëngulë se ajo nuk po e përul veten aspak.

“E di se shumë njerëz do të më dënojnë për këtë sepse është tabu, por unë me të vërtetë nuk kam problem me këtë punë”, ka thënë ajo.

"Mendoj se si unë ashtu dhe personi me të cilin do ta bëjë do të fitojmë shumë nga marrëveshja”, ka përfunduar ajo.