Site icon Telegrafi

Oferta turistike e Maqedonisë u prezantua në Dubai

Oferta Turistike e Maqedonisë kësaj radhe u prezantua në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në Panairin ndërkombëtar të turizmit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Agjencia për promovim dhe mbështetje të turizmit (APMT) thonë se Arabain Travel Market është njëri nga manifestimet më të mëdhaja në Azi, ku Maqedonia arriti që të prezantohet me traditën, kulturën, aktivitetet dhe gastronominë e saj.

Sipas AIM-së, Maqedonia arriti që të tërheqë vëmendjen e vendasve, sidomos me faktin se të dy vendet janë të lidhura drejtpërdrejtë përmes linjës ajrore Shkup-Dubai./Telegrafi/

Exit mobile version