Oferta turistike e Maqedonisë për të dytën herë ndaloi për t’u prezantuar në Prishtinë në panairin ndërkombëtar të turizmit ”Travel Fair”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, interesimi i qytetarëve të Kosovës është për kapacitetet dimërore të Maqedonisë, pastaj për Matkë, Strugë dhe Ohër. Përfaqësuesit e Agjencisë për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) realizuan takime me agjenci turistike që kanë interesim të organizojnë vizita turistike në Maqedoni./Telegrafi/