Site icon Telegrafi

Oferta turistike e Maqedonisë prezantohet në Bremen

Oferta turistike e Maqedonisë u prezantua në Panairin e turizmit ”Reis Lust” në Bremen. Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) realizoi disa takime me rëndësi me operatorë turistik gjerman, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas APMT-së, Maqedonia tashmë është futur në lëivzjet turistike Ikarius Tours.

Ky është edicioni i 12-të i panairit në Bremen, që mbahet së bashku me Panairin për ushqim ”Fisch&Feines dhe Panairin për kamping Caravan Bremen, që paraqet një mundësi të madhe për prezantimin e turizmit, ushqimit dhe verës së Maqedonisë, si edhe mundësitë për kamping në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version