Telegrafi

Oferta të volitshme për Bajram

Posta dhe Telekomi i Kosovës (PTK), përkatësisht, operatori publik VALA do të ofroj thirrje me tarifë të ulëta, për nderë të Festës së Kurban Bajramit.

Zyrtarë të VALA-s kanë treguar se ata do të ofrojnë SMS me çmime prej 1 cent ndërsa 4 cent do të jetë çmimi për thirrje. Po ashtu thanë se janë marr të gjitha masat që komunikimi të jetë sa më kualitativ.

Ndërsa ata të IPKO-s kanë thënë se do të kenë ofertë por që do ta bëjnë publike në ditët në vijim. /Telegrafi/