Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak të interesimit nga elita e futbollit të Arabisë Saudite.
Ylli brazilian mund të shitet nga Spurs pasi në adresë të klubin londinez kanë ardhur dy oferta të mëdha financiare për të.
Dy skuadrat arabe, Al-Ittihad dhe Al-Qadsiah kanë ofruar nga 70 milionë euro për transferimin e brazilianit.
Kjo ka bërë që Spurs të mendojnë shitjen e tij, pasi janë oferta më të larta se sa Spurs e kishte paguar yllin e tyre dy vite më parë.
27-vjeçari po e mendon largimin nga Spurs pasi dy klubet arabe janë gati që t’i ofrojnë atij pagë rreth 20 milionë euro në vit.
The Sun raporton se Spurs janë pajtuar që ta shesin brazilianin në Lindjen e Mesme dhe tani po presin që lojtari të pranojë njërën nga ofertat.
Nga ana tjetër skuadra londineze ka disa alternativa si Jonathan David i Lille dhe Santiago Gimenez për ta zëvendësuar brazilianin në rast se ai pranon largimin nga Spurs. /Telegrafi/