Site icon Telegrafi

Oferta për yllin e pornografisë: Pesë milionë dollarë, për t’i shërbyer për 15 vite vetëm një burri!

Në Japoni, një prostitute që është edhe yll i filmave porno, ka përfituar pesë milionë dollarë, që të jetë në shërbim të vetëm një burri.

Ky i fundit, që ende është anonim, i ka ofruar Rola Misakit milionat që të jetë “ekskluzive” vetëm për të, transmeton Telegrafi.

Vajza 22-vjeçare do të jetë së bashku me të për 15 vitet e ardhshme, e më pas do t’i takojë një banesë.

Sipas Tokyo Reporter, ajo do të ketë të gjitha lukset që i ka një pasanike, për të gjitha vitet që do të jetë pranë biznesmenit.

Mirëpo, zanatin që ka bukuroshja me origjinë të përzier mes ruso-japoneze, mundet vetëm ta shikojë e jo më të jetë pjesë e filmave pornografikë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version