Kryebashkiaku i një fshati të largët malor në Itali po ofron të paguajë 2,000 euro për këdo që zhvendoset atje, në një përpjekje për ta shpëtuar atë nga të qenit një fshat fantazmë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ata që marrin një rezidencë në Bormida, e cila është 420 metra mbi nivelin e detit në rajonin e Ligurisë dhe është vendbanimi i 394 personave, do të paguajnë më pak se 50 euro në muaj për qira.
Iniciativa tërheqëse e Daniele Galliano po konsiderohet si hap i qëlluar, pasi që thuhet se popullsia e këtij fshati ka rënë në dekadat e fundit, ndërsa të rinjtë largohen për të gjetur punë në qytetin më të afërt të Savonës ose më gjerë.
Kryebashkiaku Galliano, idenë e tij e ka postuar në Facebook, duke bërë të ditur se iniciativa e tij pritet të marrë në jetë brenda dy muajsh.
Postimi në Facebook i Galliano u prit me një stuhi reagimesh nga banorët potencialë të rinj, me disa që thoshin se do të heqin dorë nga dhurata për para në këmbim të një pune në qytet.
“Zotëri Kryetar, kam një familje me dy fëmijë të vegjël, nëse mund të garantohet një punë, madje edhe më i përulura, nuk do të ishte një problem”, ka qenë një koment.
Por si është jeta si në Bormida? Menaxherja e Oddone Giuseppe, një nga katër restorantet e fshatit, tha: “Nuk ka shumë për të bërë këtu. Por jeta është kaq e thjeshtë dhe e natyrshme, kemi pyje, dhi, kisha dhe shumë ushqime të mira. Jeta do të jetë patjetër e lirë nga stresi”.
Një raport vitin e kaluar nga Legambiente, një shoqatë mjedisore italiane, zbuloi se 2,500 fshatra në të gjithë vendin rrezikonin të braktiseshin për shkak të shpopullimit.
Ndërkaq në janar, ministria e kulturës e quajti vitin 2017 “vitin e fshatit” si pjesë të një përpjekjeje për të promovuar turizmin në vendet në rrezik për tu braktisur. /Telegrafi/