Telegrafi

Oferta interesante e 72-vjeçarit: Jap 4 mln lekë kush më gjen nuse nga Gjirokastra

Një 72 vjeçar, jep 4 milionë lek, kush i gjen një nuse gjirokastrite. Rasti i rrallë shënohet në qytetin e Memaliajt, ku Spiro Kamberi, kërkon të martohet me një grua.

Ky është një rast unikal me shpresën që ai të gjejë ngrohtësinë e tij “sentimentale”, në vitet e fundit të jetës.

I vetmi kusht që ka i moshuari, për atë që do të lidhë “fatin” me të, është që bashkëshortja e ardhshme, të jetë gjirokastrite.

Në “CV” e tij, Spiro Kamberi, krenohet me arsimimin e tij 11-vjeçar, ndërsa të ardhurat, i siguron nga pensionet që merr nga Greqia dhe Shqipëria.

Për 4 milionë lek, e kush nuk do të donte ta bënte me nuse Spiron? /Jugunews/