Site icon Telegrafi

Oferta e Veselit për opozitën nuk i përjashton zgjedhjet e parakohshme

Kadri Veseli është duke përgatitur terrenin për të instaluar dialog me partitë opozitare në funksion të tejkalimit të krizës politike.

Qysh javën e kaluar kreu i Kuvendit paralajmëroi se shumë shpejt do të ketë iniciativë nga ai dhe se oferta do të jetë serioze.

Por, sipas burimeve, këtë ofertë Veseli do ta bëjë pasi të përmbushen dy procese.

E para, është inaugurimi i Hashim Thaçit në krye të Presidencës, si dhe e dyta, zgjedhja e Veselit në krye të PDK-së.

Në anën tjetër, për opozitën asnjë ofertë nuk është serioze derisa nuk jep dorëheqje Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa.

Kryeministri Isa Mustafa dhe ish-kreu i PDK-së, Thaçi, deri më tani kanë përjashtuar zgjedhjet e parakohshme si opsion për dalje nga kriza.

Ata kanë akuzuar opozitën se ka “shpikur” kauza false me synimin për të marrë pushtetin. /koha/

Exit mobile version