Site icon Telegrafi

Oferta e lartë në drejtim të Terryt, anglezi do të largohet nga Chelsea

John Terry mund të largohet nga Chelsea në fund të stinorit.

Ish-reprezentuesi anglez është duke kaluar vitin e fundit të kontratës me skuadrën e Chelseat.

Është skuadra e njohur kineze Guangzhou Evergrande që ka shfaqur interesim për Terryn.

35-vjeçari ka pranuar një ofertë për dy vite dhe do të fitojë nëntë milionë euro në stinor.

Sipas medieve angleze, Terry do ta pranojë këtë ofertë dhe do të vazhdoi karrierën në kampionatin kinez. /Telegrafi/

Exit mobile version