Manchester United ka arritur të sigurojë Ligën e Kampionëve pasi ka fituar trofeun në Ligën e Evropës.
Jose Mourinho kërkon ta rikthejë si pretendent në garën më të madhe sportive në Evropë ekipin e tij.
Kësisoj ‘Djajtë e Kuq’ janë duke tentuar me çdo kusht transferimin e lojtarëve të mëdhenj.
Mesfushori brazilian i Monacos, Fabinho është dëshira e madhe e Jose Mourinhos për ta transferuar në United.
Sipas asaj që ka raportuar L’Equipe, ‘Djajtë e Kuq’ tanimë kanë bërë një ofertë të lartë për Fabinhon.
Besohet se Monaco ka një ofertën në tavolinë prej 50 milionë funteve për ta lënë të lirë yllin e tyre.
Përveç Unitedit, në garë për brazilianin mbetet edhe Paris Saint Germain.
Në edicionin e fundit me fanellën e Monacos, Fabinho ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar gjashtë asistime në të gjitha garat. /Telegrafi/