Site icon Telegrafi

“Oferta” e Arban Abrashit për Shpend Ahmetin: Për 5 ditë, 5 debate në 5 të televizione

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Arban Abrashi ka vizituar sot Pallatin e Rinisë me ç’rast u takua me drejtuesit e këtij Pallati.

Abrashi tha se veprimi i parë që do të bëjnë është rregullimi i statusit të Pallatit të Rinisë dhe sipas tij kjo do të kthehet në pronë komunale.

“Ne duhet t’i kthejmë investimet në Pallat të Rinisë në mënyrë që këto investime dhe Pallati t’u kthehet qytetarëve të Prishtinës”, tha Abrashi.

Kandidati i LDK-së është pyetur edhe për mos pjesëmarrjen e tij me kundërkandidatin nga VV, kryetarin aktual Shpend Ahmeti e që u arsyetua se ka pas probleme shëndetësore.

“Ka qenë një intervenim problem shëndetësor kur ku unë kam munguar 2 ditë. Pasi është bërë e madhe kjo punë, unë e kam lansuar ose kam ofruar një ofertë për 5 ditë, 5 debate në pesë të televizione”, tha Abrashi. /kp/Telegrafi/

Exit mobile version