Site icon Telegrafi

Ofensivë e ISIS-it për mbrojtje të bastioneve të saj

Xhihadistët e grupit të Shtetit Islamik (ISIS) kanë ndërmarrë kundërsulme me kamikazë dhe autobomba për të mbrojtur bastionet e tyre në Minbej dhe Tabqa në veri të Sirisë.

Grupi ultraradikal po përballet prej 31 majit me një ofensivë të kryesuar nga luftëtarët arabë dhe kurdë të Forcave Demokratike Siriane (FDS) për të rimarrë Minbejin.

Ky bastion xhihadist është plotësisht i rrethuar, duke i privuar ISIS-it kalimin kryesor për furnizimin me mjetet e nevojshme që vijnë nga Turqia.

Sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut (OSDH), hyrja e FDS-së në qytetin që shtrihet në provincën e Alepos është ngadalësuar nga sulmet kamikazë.

”Dje, grupi xhihadist ndërmori shtatë sulme, dy sulme me dy kamikazë dhe pesë me autobomba në periferi në jugperëndim të Minbejit”, bëri të ditur për median, Rami Abdel Rahmane, drejtor i OSDH-së. /AFP/

Exit mobile version