Site icon Telegrafi

Ofensiva e Izraelit po “shkatërron vendin” – ministri libanez tregon gjendjen e rëndë në vendin e tij

Ofensiva e Izraelit në Liban po “shkatërron vendin”, ka thënë ministri libanez i Ekonomisë, Amin Salam.

Salam dënoi sulmin e mëngjesit të së enjtes në Bejrutin qendror, i pari në atë pjesë të qytetit që nga viti 2006, duke theksuar se si Izraeli po godet gjithnjë e më afër zonave civile, përcjell Telegrafi.

“Kjo ka shkuar shumë dhe përtej asaj që ndodhi në 2006”, i tha Salam CNN, duke theksuar se sulmi u krye më pak se dy milje nga Pallati i Qeverisë.

Salam paralajmëroi se zhvendosja e mbi 1 milion njerëzve libanezë dhe sirianë nga Libani do të jetë një “çështje afatgjatë” që qeveria duhet ta menaxhojë, edhe nëse një armëpushim hyn në fuqi.

“Ne kemi spitale të mbushura me njerëz, shkolla të mbushura me njerëz, njerëz që flenë në rrugë dhe kjo luftë vazhdon… Thjesht po shkatërron vendin”, tha Salam.

Sipas raportimeve, gati gjysma e njerëzve në strehimoret e urgjencës të Libanit janë fëmijë dhe objektet po funksionojnë përtej kapacitetit, sipas drejtorit të qarkut të Libanit të një agjencie humanitare.

“Tashmë strehimoret që janë caktuar nga qeveria e Libanit janë plot dhe të tejmbushura”, ka bërë të ditur Michael Adams nga CARE International për CNN të enjten.

“Rreth 47% e njerëzve që janë në këto strehimore janë fëmijë”, tha Adams, i cili është i vendosur në kryeqytetin libanez të Bejrutit. /Telegrafi/

Exit mobile version