Telegrafi

Ofenduan gjyqtaren femër, klubi i dërgon të stërvitin me ekipin e femrave (Video)

Dyshja e Sparta Pragë, Tomas Koubek dhe Lukas Vacha janë dërguar nga klubi të stërvitin me ekipin e femrave pas komenteve të turpshme në drejtim të një gjyqtareje futbolli.

Gjyqtarja femër Lucie Ratajova kishte referuar një pozicion jashtë lojës, që i kishte nervozuar jo pak futbollistët.

Mesfushori dhe portieri menduan se do ta kalojën në mënyrë të lehtë këtë reagim, por nuk iu ka ndodhur ashtu.

“Femrat duhet të jenë në kuzhinë, e jo në një ndeshje futbollit”, kanë bërtitur në tunel dyshja.

Klubi ua ka bërë të qartë se këso sjellje nuk tolerojnë dhe se i ka dërguar të stërvitin me skuadrën e femrave.

Lojtarët kanë kërkuar falje dhe kanë tërhequr fjalët e tyre. /Telegrafi/