Në një autobus që po udhëtonte në Londrës, një mashkull i bardhë është sulmuar nga një person me ngjyrë, sepse e kishte ofenduar në baza racore.
Videoja e publikuar në internet, shfaq burrin e bardhë të shtrirë në dysheme ndërsa tjetri ia mbanë këmbën lartë, transmeton Telegrafi.
Derisa ai provon të ngrihet, burri që ia ka kapur këmbën i tregon pse nuk duhet të jetë racist.
Ngjarja që ka ndodhur në orët e pasdites, i ka shqetësuar të pranishmit e moshave të ndryshme që ndodheshin në afërsi. /Telegrafi/