Shtetasi holandez Klaas Haytema qau në sallën e gjyqit, kur u dënua me 3 muaj punë të detyruar në Mianmar, pasi u shpall fajtor se hoqi nga priza nga altoparlant. 30-vjeçari Haytema fiku altoparlantin që po transmetonte një predikim budist gjatë natës.
Në gjyq, ai tha se nuk e dinte që po zhvillohej një ceremoni fetare pranë hotelit të tij në qytetin Mandalay.
Gjatë dhënies së vendimit, gjykatësi tha se Haytema ishte fajtor për ofendim të fesë dhe e dënoi me 3 muaj burgim dhe punë të detyruar.
Por holandezi shmangu 3 muaj shtesë pune të detyruar, pasi pagoi gjobën prej 80 dollarësh për shkelje të kushteve të vizës, të cilat i kërkojnë turistëve që të respektojnë zakonet lokale.
Mediet lokale thanë se Haytame kishte kërkuar falje për ofendimin e budizmit, meqë nuk kishte hequr këpucët kur hyri në një sallon lutjesh.
Ofendimet ndaj fesë trajtohen shumë seriozisht nga gjykatat dhe publiku tejet fetar në Mianmar, dikur i njohur me emrin Birmani, përcjell TCH.
Klaas Hyatema nuk është i vetmi i huaj, që e ka pësuar nga ligjet tejet të rrepta për fenë në Mianmar.
Në korrik, një turist spanjoll u dëbua nga vendi, sepse kishte një tatuazh të Budës në këmbë. Ndërsa vitin e shkuar, një neozelandez bëri 10 muaj burg, pasi kishte përdorur imazhin e Budës për të promovuar një natë me pije të lira në barin e tij.