Telegrafi

Oezil: Barca e mirë, por ne jemi në formë

“E dimë se Barcelona është ekip shumë i fortë, me lojtarë të mirë, por është më mirë që ne të fokusohemi në ekipin tonë. Jemi në formë të mirë dhe do të luajmë para tifozëve tanë”.

“Qëllimi jonë është ta fitojmë ndeshjen, t’i shpërblejmë tifozët dhe të mundohemi të kualifikohemi në finale”, ka thënë ai.

Mesfushori gjerman ka folur edhe për Cristiano Ronaldon, të cilin e ka vlerësuar ndër më të mirët në botë.

“Ronaldo është njëri prej më të mirëve në botë dhe ai e ka treguar se sa i rëndësishëm është për ne. Por nuk ka të bëjë vetëm me Cristianon apo ndonjë lojtarë tjetër. Duhet të punojmë si ekip që të kemi sukses”, ka thënë Oezil për Marca./Telegrafi/