Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore kumtoi se pas takimve konsultative mes komunitetit te biznesit dhe partive politike mbi atë se çka duhet të përfshijë platforma ekonomike, kanë vërejtur që politikat aktuale nuk janë plotësisht në drejtim të zgjedhjes së problemeve ekonomike në vendin tonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Me qëllim që t’iu qasemi problemeve me një zgjidhje afatgjate, ju ftojmë sotë në konferencën për shtyp që do të mbahet në hapësirat e OEMVP-së në katin e 5-të, salla 1 me fillim në ora 12:30, ku ne si përfaqësues të komunitetit të biznesit do të prezantojmë platformën tonë ekonomike para Lëvizjes Besa’, thuhet në kumtesë. /Telegrafi/