Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimor (OEMVP) kanë bërë një reagim kundër zhvillimit ekonomik, të cilët ngrin çmimet e ulura. Ato apelojnë drejt tek Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovsk, cili duhet të ketë parasysh kërkesat e OEMVP të dërguar më herët për të mos e nënshkruar dekretin për shpalljen e Ligjit për tatimin solidar.
Në këtë deklaratë OEMVP tregon se Kuvendi edhe më herët ka miratuar ligje përkundrejt gjitha reagimeve të OEMVP, duke dëshmuar që siguria juridike e kompanive në Republikën e Maqedonisë së Veriut asnjëherë nuk është e garantuar dhe që kompanitë e suksesshme të cilët punojnë në mënyrë të rregullt, kontribuojnë në zhvillim ekonomik të vendit dhe që njëherit janë tatimpaguesit më të mëdhenj do të dënohen për suksesin e tyre.
“Vendim tjetër mjaft i dëmshëm për kompanitë e RMV është Vendimi për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore për së paku 10% dhe ngrirjen e çmimeve të ulura, e cila po ndërmerret disa herë radhazi ngjashëm brenda 2 viteve. Ekonomia e tregut të lirë është vënë në pikëpyetje me ndërhyrjet e shumta nga ana e Qeverisë, kështu duke stimuluar ekonominë gri ndërkaq, synimet e vendit tonë janë eliminimi i saj, por edhe i nxitjes së konkurrencës së lirë”, thonë nga OEMVP.
Ato gjithashtu potencuan se ndërmarrjes së vendimeve të tilla atëherë është e nevojshme edhe eliminimi i përkohshëm i tatimeve apo tarifave doganore me qëllim që evitimit të mungesës së atyre produkteve në treg por edhe mbrojtjen e prodhuesve vendor. Përderisa ulen çmimet e këtyre rrezikohet edhe cilësia e produkteve nga vet prodhuesit të cilët do duhet të punojnë me humbje./Telegrafi/