Site icon Telegrafi

OEMVP: Të hiqet vetizolimi për mërgimtarët, të mbetet vetëm obligimi për test PCR

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore ka reaguar sot ndaj protokolleve të qeverisë me anë të të cilave rregullohet hyrja në pikat kufitare të Maqedonisë së Veriut.

Vendimi i qeverisë që çdokush të shkojë në vetizolim edhe pse ka dëshmuar test negativ PCR, jo më të vjetër se 72 orë, për OEMVP është ngarkesë e panevojshme dhe pengesë shtesë për lëvizje të lirë, andaj apelojnë që i njëjti të hiqet dhe të mbetet vetëm obligimi i posedimit të testit të vlefshëm PCR negativ.

“Duke e pasur parasysh që diaspora është mjaft e rëndësishme për ekonominë e shtetit, veçanërisht në këtë periudhë të rëndë ekonomike, kushti për vetizolim paraqet pengesë kryesore që diaspora të vendos a ta vizitojë vendin këtë vit dhe prandaj ne si OEMVP kërkojmë ky kusht të ndryshohet më së voni deri më 01.07.2020. Njëkohësisht kërkojmë vendim të shpejtë nga Qeveria me të cilin do të hiqet ky obligim si dhe për të njëjtën URGJENTISHT të informohet diaspora përmes Përfaqësive të Konsullatave Diplomatike” shkruhet në reagimin e OEMVP-së./Telegrafi/

Exit mobile version