Site icon Telegrafi

OEMVP: Situata e zvogëlimit të popullatës e sidomos të të rinjve është e dhimbshme

Duke përcjellur situatën në vend por edhe më gjerë, OEMVP ka ardhur në konkluzë se situata e zvogëlimit të popullatës e sidomos e të rinjve është e dhimbshme.

Sipas OEMVP faktorët janë të shumtë dhe institucion ata kanë nisur një fushatë për zgjidhjen e këtij fenomeni në plan afatgjatë, si dhe kërkojnë nga gjithë faktorët relevant të ndihmojnë këtë proces dhe të marrin përgjithësitë që kanë në këtë drejtim.

“Duke u nisur nga fakti që semimaturantët do të bëjnë regjistrimin në shkollat e mesme përkatëse, duam të alarmojmë në drejtim të ngritjes së vetëdijes që shkollat profesionale të jenë në plan të parë kur është fjala tek promovimi i shkollave tek nxënësit, por gjithashtu duke u thirrur nga nevoja reale e tregut, sepse shkollat profesionale u sigurojnë një të ardhme më të sigurt sa i përket punësimit të tyre në të ardhme”.

“OEMVP alarmon dhe këshillon të rinjtë të bëjnë zgjedhjen e duhur, ndërsa apelon deri tek institucionet për një kampanjë më të fuqishme të përbashkët për ngritjen e vetëdijes tek të rinjtë sa i përket ardhmërisë së vendit qoftë aspekti ekonomik por edhe ai social”, thonë nga OEMVP.

Exit mobile version