Site icon Telegrafi

OEMVP: Reformat në shtet janë të rëndësishme për bizneset

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) dje ka realizuar takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, me të cilin kanë diskutuar për Platformën për zhvillim ekonomik të Maqedonisë së Veriut e përpiluar nga OEMVP-ja, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Platforma e propozuar u prezantua para LSDM-së dhe përfshin reforma në sektorë të cilët janë të rëndësishëm për ekonominë në vend. Si një ndër masat kryesore të propozuara janë: reformat në administratë, parasëgjithash përfshirja e OEMVP-së në vendimmarrje dhe në krijimin e politikave ekonomike të cilat tangojnë sektorin e biznesit; funksionimi i shtetit të së drejtës, gjë e cila është pikë kyçe në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në vend. Theks i veçantë në platformën për zhvillim ekonomik të OEMVP-së vendohet edhe në përfundimin e projekteve infrastrukturore si dhe reformat në energjetikë, bujqësi, turizëm, etj” thonë nga OEMVP.

Kryetari i OEMVP-së, Nebi Hoxha u shpreh që OEMVP-ja, sëbashku me komunitetin e biznesit ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë në vend atëherë kur ka bashkëpunim të ndërsjellë me institucionet shtetërore. Ne si OEMVP vlerësojmë që çdo Qeveri duhet të jetë e përkushtuar kah përmbajtja e sektorit të biznesit, sepse është model tejet i dëshmuar për zhvillim të afatgjatë ekonomik.

Nga ana tjetër, Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi që odat ekonomike kanë rol shumë të rëndësishëm në krijimin e politikave mikro dhe makroekonomike në vend dhe kanë ndikim shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë vendore, por edhe në atë rajonale dhe globale. /Telegrafi/

Exit mobile version