Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore sot realizoi takim me ministrin e financave, Kiril Minovski, ministrin e tranportit dhe lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe me zv.ministrin e Ekonomisë, Hristijan Dellev, përcjell Telegrafi Maqedoni.
OEMVP njofton se në këtë takim është diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik dhe financat që në parim janë sektorë të cilët e mundësojnë zhvillimin adekuat të biznesit në Maqedoni.
OEMVP duke qenë dëshmitare për rëndësinë dhe ndikimin e zhvillimeve politike ka marrë iniciativë që gjatë kësaj periudhe parazgjedhore, të organizojë takime të tilla me të gjitha partitë politike të vendit, ku sipas tyre qëllim kryesor kanë të informohet antarësia e OEMVP-së me platëformën ekonomike të çdo partie politike veçmas dhe njëherit të jap edhe mundin e saj sipas nevojës./Telegrafi/