Site icon Telegrafi

OEMVP për vendimin qeveritar për Kumanovën: Vendimi është sjellur shumë shpejt

Nga oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore nëpërmjet një njoftimi thonë se si organizatë gjithmonë kanë tentuar të mbajnë në nivel bashkëpunimin me institucionet shtetërore.

“OEMVP-ja gjithmonë do të kontribuojë në krijimin e mjedisit sa më të volitshëm për bizneset në vend, andaj edhe në veprimet e shpejtuara dhe të gabuara të Qeverisë do të reagojë, siç ishte vendimi i Qeverisë për kufizimin e lëvizjes në Qytetin e Kumanovës edhe atë për të ndaluar qarkullimin e qytetarëve duke filluar nga dita e premte (03.04.2020) nga ora 21:00 deri ditën e hënë (06.04.2020) në orën 05:00”, shprehen nga OEMVP, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre ky vendim është i papranueshëm pasi është sjellur vetëm disa orë para se të fillojë kufizimi i lëvizjes së lirë nga ora 21 dhe ditën para se të fillojë fundjava dhe se qytetarët janë njoftuar vetëm disa orë më herët.

Lexo po ashtu Kumanova në karantinë të plotë

“Kjo situatë shkakton huti dhe panik tek qytetarët e asaj zone, të cilët në mungesë të furnizimit me ushqim bazë mblidhen në turma njerëzish për të kryer furnizime të nevojshme. Kjo situatë rrit nivelin e rrezikut që të shpërndahet koronavirusi edhe më shumë, fakt që nuk është interes i askujt në këtë periudhë të pandemisë COVID19”, shprehen nga kjo organizatë.

OEMVP-ja ju bën apel  institucioneve përkatëse që çdo lloj vendimi i ngjashëm që do të merret, të njoftohen qytetarët së paku 48 orë para hyrjes në fuqi./Telegrafi/

Exit mobile version