Site icon Telegrafi

OEMVP në takim me afaristët nga Dibra, shprehin mbështetje për kompanitë

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-perëndimore (OEMVP) ka vizituar kompanitë që operojnë në këtë qytet për të parë nga afër problemet dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen ata, pëcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këto takime, siç thuhet në kumtesë, para bizneseve u prezantuan aktivitetet e OEMVP, shërbimet të cilat i ofrojnë, ndër të tjera edhe mundësitë për përfaqësim para institucioneve shtetërore dhe ndërkombëtare, si dhe artikulimin e interesave apo nevojave të bizneseve anëtare.

Para bizneseve u prezantuan edhe publikimet e OEMVP-së, informatori ligjor (Juris), ai ekonomik (Economicus) dhe informatori mbi mundësitë e ndryshme të financimit (Dobia).

Bizneset e këtij rajoni kishin mundësinë që të shprehin mendimet e tyre, qëndrimet dhe përvojat personale si dhe problemet e ndryshme që hasin gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre.

Takimi i radhës i OEMVP do të mbahet në qytetin e Tetovës me datë 11 maj 2017, me kompanitë nga ky qytet./Telegrafi/

Exit mobile version