Situata me referendumin është bardhë e zi. Nuk ka balancë. Vendimi është për standard më të mirë ekonomik dhe për klimë më të mirë biznesi ose stagnim, këtë e tha zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në takim me Odën Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore të Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç njoftoi pas takimit vendimi më 30 shtator do të jetë pozitivisht dramatike ose negativisht dramatike për biznesin.
“Vendimi që do ta marrim do të jetë pozitivisht dramatike nëse referendumi është i suksesshëm, sepse anëtarësimi në NATO do të thotë stabilitet politik dhe largpamësi, anëtarësimi në BE treg i mbi 500 milionë me pjesën më të madhe të BPV-së në botë. Negativisht negative do të jetë, nëse në mënyrë hipotetike, referendumi të mos jetë i suksesshëm sepse do të pasojë papërshkueshmëritë, tërheqja e investimeve të huaja, nuk do të ketë guxim në investime në vend me çka do të do të ndikoj në zhvillimin ekonomik dhe xhepat e qytetarëve”, tha Osmani.
Kompanitë qartë e treguan qëndrimin e tyre se janë “për” referendumin dhe se presin rezultat pozitiv, por pas votimit, siç thanë nga atje, presin që Qeveria ta intensifikoj bashkëpunimin me Odat Ekonomike për përmirësim të ambientit në biznes. /Telegrafi/