Telegrafi

OEMVP me shumë kritika për masat ekonomike të Qeverisë së RMV-së

Drejtori i Odës Ekonomike e Maqedonisë veriperëndimore, Durim Zeqiri thotë se masat ekonomike si “çmim i garantuar” nuk e ndihmojnë qytetarët

“Masat ekonomike si “çmim i garantuar” nuk e ndihmojnë qytetarët, por është një mekanizëm i Qeverisë për të amortizuar rritjen e TVSH-së për produktet jobazë”, tha Zeqiri për “TV21”.

Ai thotë se masa të këtilla krahas që nuk ndihmojnë zhvillimin e ekonomisë, mund të ndikojnë edhe në rritjen e ekonomisë së zezë, gjë e cila do të rezultonte edhe me largimin e punëtorëve nga vendet e punës, pasi disa kompani do të penalizohen.