Site icon Telegrafi

OEMVP: Euroobligacioni do t’i mundësojë qeverisë më tepër komoditet në harxhimin e parave

Oda ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore (OEMVP) ka shprehur shqetësimin e saj për qëllimin e qeverisë për emetimin e euroobligacionit, me vlerë prej 650 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

OEMVP-ja konsideron se këto para do të përdoren për të vlerë qetësinë sociale, e jo për freskimin e kapitalit ekonomik, pra do të përdoret për mbulimin e rrogave dhe pensioneve, kurse ekonomia nuk do të ketë ndonjë përfitim të madh.

Sipas tyre, qeveria dëshiron që borxhi publik të arrij në 67% të bruto prodhimit të brendshëm. Më tej, OEMVP-ja konsideron se aranzhimet me Fondin Monetar Ndërkombëtar janë më të volitshme, mirëpo euroobligacioni do t’i mundësojë qeverisë më tepër komoditet në harxhimin e parave./Telegrafi/

Exit mobile version