Në Odën Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore nuk kanë të paraqitur ndonjë rast për haraç ose shantazh, deklaroi drejtori Drilon Iseini.
Ai tha se anëtarët e kësaj Ode bëjnë thirrje deri tek mediat të mos keqpërdorin emra në rastet ku udhëhiqen procedura gjyqësore.
Më herët nga Lidhja e Odave Ekonomike deklaruan se deri tek ato është paraqitur edhe një biznesmen i ri për rastin “Haraçi”./Telegrafi/