Site icon Telegrafi

OEM: Infrastruktura hekurudhore e pazhvilluar pengon afarizmin në Maqedoni dhe Ballkan

Oda ekonomike e Maqedonisë (OEM) konsideron se mungesa e infrastrukturës hekurudhore moderne është pengesa më e madhe për zhvillimin e afarizmit në rajon, pasi që Ballkani është pak i lidhur me këtë lloj transporti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përveç kësaj, pengesa janë edhe tregu i kufizuar, mungesa e përvojës afariste, si edhe rrjetet e dobëta diplomatike. Këto gjëra do të hapen në tryezën e rumbullakët që e paralajmëroi OEM-ja, me temë ”Pozita e vendeve të vogla në ekonominë ndërkombëtare – përparësitë dhe mangësitë”, që do të mbahet më 17 shkurt, me rastin e 95 vjetorit të shoqërive të odave në Maqedoni.

Në këtë tryezë do të promovohet dhe Nisma për lidhjen e sipërmarrësve nga vendet e vogla./Telegrafi/

Exit mobile version