Telegrafi

OEK-u kundër presionit ndaj bizneseve

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se OEK-u ka marrë shumë njoftime se inspektorët e ATK-së kanë rritur presionin mbi biznesin për pagesën e tatimeve. Ne si Odë Ekonomike vetëm mund t’ju gëzohemi intensifikimit të luftës kundër informalitetit në ekonomi. Por, nuk jemi për fushatat ad hoc që në mënyrë selektive i përfshijnë tatimpaguesit dhe mund të krijojnë huti madje edhe panik në komunitetin e biznesit” tha ai.

Gërxhaliu tha se ky presion është pjesë e premtimeve të shumta për rritjen e pagave dhe këto paga nuk mund te rriten nëse nuk ka inkasim në dy agjencione bazike.

“Ne kemi një doze te skepticizmit qe arritja e asaj vlerës prej 120-150 milion është mu një forme e shprehjes e këtij presioni ndaj komunitetit të biznesit. Edhe pse në sytë e faktorëve vendor dhe ndërkombëtar problemet kryesore në inkasimin e të ardhurave buxhetore janë në portat 1 dhe 31 ne veri të Kosovës , problemet të cilat u ngritën sot janë të orientuara në brendinë e vendit, gjegjësisht në luftën kundër informalitetit në ekonominë kosovare, tha kryetari Gërxhaliu. /Telegrafi/