Telegrafi

OEK-u kundër likuidimit të Trepçës

Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu, tha se plani për Trepçën duhet të jetë model për privatizimin e ndërmarrjeve tjera në Kosovës.

Ai dhe drejtori menaxhues i Trepçës, Ferat Shala u shprehën kundër likuidimit të Trepçës. Shala tha se kjo ndërmarrje duhet të zhvillohet dhe modernizohet.

Sipas drejtuesve, kompleksi industrial Trepça për herë të parë pas luftës është rentabile dhe është duke operuar me mjete vetanake. Mos zgjidhja e problemeve juridike të Trepçës ka shtyer ndërkombëtarët që të propozojnë likuidimin dhe privatizimin e kësaj ndërmarrje, gjë që ka hasur në kundërshtime të forta nga ana e drejtuesve të Odes Ekonomike të Kosovës. /Telegrafi/