Telegrafi

OEK-u dhurata për policët në detyrë

 Me këtë rast, kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu tha se ideja është që në mënyrë simbolike të solidarizohemi me ata pjesëtarë të Policisë së Kosovës që sonte, do të kujdesen për rend e siguri. “Me këto dhurata ne dëshirojmë që në mënyrë simbolike tu tregojmë policëve, të cilët sonte do të jenë në detyrë, se i falënderojmë për sakrifikimin e tyre që sonte të jenë jashtë shtëpive dhe larg familjeve të tyre”, tha Gërxhaliu.

Ai vlerësoi se viti i ardhshëm është plotë sfida, njëra ndër të cilat është kujdesi i shtuar për të përmirësuar kushtet për Policinë e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme në largim, Bajram Rexhepi duke iu falënderuar OEK-un dhe Kompanisë “Buqaj” për këto dhurata theksoi se PK-ja gjithnjë e më shumë është duke i kontribuar sigurisë së bizneseve në vend, duke i eliminuar mundësitë e reketimit dhe kushtëzimit të tyre nga ana e grupeve apo individëve të kriminalizuar. /Telegrafi/