Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, në një konferencë për media ka thënë se e mbështesin projektbuxhetin për vitin 2019, i cili sipas tij, është inkurajues rritja e buxhetit për arsim dhe shëndetësi.
“Ajo që mbetet problematika që nga paslufta është rritja e skemës sociale. Ne do të donim të shihnim shumë më shumë skema zhvillimore se sa sociale. Vetëm me 100 milionë euro të ndara për skema sociale, do të mund të krijohen mbi 20 mijë vende të punës”, ka thënë Rukiqi.
Sipas tij, mos funksionaliteti i Kuvendit të Kosovës po ndikon dhe po e përçon një mesazh të keq në imazhin e Kosovës për investime të huaja.
Rukiqi paralajmëroi se këtë javë do të vizitojë Shqipërinë dhe do të zhvillojë një takim me ministrin e Financave të Shqipërisë, ku ndër temë kryesore do të jetë taksa rrugore në Rrugën e Kombit që sipas tij do të kërkohet zbritja e taksës për transportuesit. /KP /Telegrafi/